Pas Tahirit e Mustafës, lirohen nga detyra edhe 4 ministra tjerë

Pas Tahirit e Mustafës, lirohen nga detyra edhe 4 ministra tjerë

Zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe ai i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe i Mbrojtjes, Anton Quni, kanë dhënë dorëheqje nga detyra e tyre.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, e cila tha se lirimi i detyrës së tyre vjen për shkak se këta ministra sot bëjnë betimin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.

“Janë liruar nga detyra për shkak se do ta marrin sot mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Baxhaku.

Për lirimin e tij është deklaruar edhe Quni, i cili tha redaksisë se në orën 8:30 e ka kërkuar nga Qeveria lirimin e tij nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Përveç tyre, sot nga detyra u liruan edhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri dhe ai i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, për të njëjtën arsye. /Insajderi.com