Pas takimeve me ambasadorët, Daçiq flet për “luftë tregtare” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Pas takimeve me ambasadorët, Daçiq flet për “luftë tregtare” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Luftë tregtare” e ka cilësuar Ivica Daçiq, vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksë prej 100% për produktet serbe.

Pas takimeve radhazi që kishte me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shteteve tjera, Daçiq tha se vendimi i Kosovës është detyrim doganor, e jo taksë.

“Sipas CEFTA-s, ato nuk janë taksa por detyrime doganore. Sipas rezolutës 1244 Kosova nuk është shtet i pavarur dhe kjo është kundër të gjitha dokumenteve të nënshkruara, dhe ato që i ka sjellë BE-ja”, tha Daçiq, transmeton Insajderi.

Kryediplomati serb tha se Kosova po tenton të tregojë forcë. E vlerësoi vendimin si masë politike, e jo ekonomike.

“Ata po nxitojnë. Në gjthë këtë situatë bëjnë vetëm kërcënime. Kjo është zbatim i forcës, këto masa nuk janë ekonomike, por politike. Në një sistem që e përhap BE-ja, këto masa janë të papranueshme”, përfundoi Ivica Daçiq.

Ndryshe pas takimeve me ambasadorë, Vuçiq ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë. /Insajderi.com