Pas takimit me Kurtin, Kosnett i shkon në zyrë edhe Osmanit

Pas takimit me Kurtin, Kosnett i shkon në zyrë edhe Osmanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Kosnett gjatë së martës ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurtin, të cilin e ka uruar për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas takimit me Kurtin, Kosnett tha se duhet që të krijohet sa më shpejtë Qeveria e re e Kosovës.

“I kënaqur të takojë Albin Kurtin dhe të urojë Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, ka shkruar ai në Twitter.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i fitojë 47.85% nga votat e rregullta./Insajderi.com