
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është pritur në takim në ndërtesën e Qeverisë nga kryeministri, Albin Kurti, përcjell Insajderi.com.
Pahor, paraprakisht ka pasur një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku edhe mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Sllovenia, Borut Pahor, në konferencë për shtyp
Në këtë konferencë, Pahor tha se vendi që përfaqëson do të angazhohet që shtetet anëtare të Unionit, që nuk e kanë njohur Kosovën ende si shtet, ta pranojnë atë sa më parë.
Po ashtu, dy presidentët kanë folur edhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, për çka Osmani ripërsëriti qëndrimin e Kosovës se njohja reciproke duhet të jetë në qendër të këtij dialogu.
“Sllovenia e mbështetë Kosovën, mbështetë dialogun i cili nuk është i thjeshtë dhe duhet të zgjidhen shumë çështje nëse ka vullnet politik. Pas bisedës me Vuçiqin nuk mund të mos e them se në Beograd ka vullnet politik që të vazhdohet me dialog”, ka thënë ai./Insajderi.com