Pas takimit me Trump’in, Hoti e Vuçiq takohen ndaras me Mike Pompeo

Pas takimit me Trump’in, Hoti e Vuçiq takohen ndaras me Mike Pompeo

Pas nënshkrimit të një marrëveshje – detajet e të cilës ende nuk dihen – në prezencën e presidentit amerikan, Donald Trump dhe takimit trepalësh me Trump-in, Avdullah Hoti e Aleksandër Vuçiq do të takohen edhe me Sekretarin e Shteti amerikan, Mike Pompeo, njofton Insajderi.

Sipas orarit të bërë publik nga Departamenti i Shtetit, Pompeo fillimisht takohet me presidentin serb Vuçiq, menjëherë pasi të përfundojë takimi me Trump-in.

Ora e këtij takimi tregohet të jetë 11:30 me kohën lokale në Uashington, që në Kosovë i bie ora 17:30.

Ndërsa takimi mes Pompeo e Hotit është paraparë për në orën 14:00, përsëri me kohën lokale atje, që i bie se ky takim me kohën në Kosovë do të ndodhë në orën 20:00./Insajderi.com