Pas takimit mes liderëve të koalicionit, Hoti vendosë të mos flet për media

Pas takimit mes liderëve të koalicionit, Hoti vendosë të mos flet për media

Ka përfunduar takimi midis liderëve të koalicionit qeverisës, njofton Insajderi.

Mirëpo, pas këtij takimi, për media është deklaruar vetëm kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kreu i Nismas tha se takimi ishte i rregullt ani pse pas një kohe të gjatë, pasi që sipas tij kryeministri ka pasur problem me Covidin.

Por, për gazetarë asnjë fjalë nuk e tha edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti.

Ndryshe, gjatë këtij takimi mendohet të ketë pasur përplasje, që lidhen edhe me paknaqësitë dhe deklaratat e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe ndryshimet e fundit politike mes NISMA-s dhe AAK-së. /Insajderi.com