Pas tentimit të dytë, inspektorët arrijnë ta rrënojnë objektin pa leje në “Abi Çarshia”|

Pas tentimit të dytë, inspektorët arrijnë ta rrënojnë objektin pa leje në “Abi Çarshia”|

Pas përpjekjes së dytë, inspektorati ka arritur që të rrënoi një pjesë të “Abi Çarshia” në Prizren.

Fillimisht inspektorati ishte penguar herën e parë gjatë ditës së sotme për ta rrënuar objektin tregtar që është në pronësi të Irfan Fushës, ish-kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Drejtoria e Inspektoratit në Prizren në përpjekjen e dyte ka arritur ta rrënojë një pjesë të këtij objekti.

Sipas drejtorit të inspektoratit Islam Thaqi, kjo qendër tregtare kishte  pasur vendim për tejkalim të lejes nga MMPH, megjithatë puna kishte vazhduar edhe përkundër skadimit.

“Inspektorati ka urdhëruar palën që të aplikojë për legalizim, por ka ndodhë e kundërta dhe përkundër vendimit të ministrisë kanë vazhduar të punojnë”,

Komuna e Prizrenit kishte nisur rrënimin e objektit në shtator të vitit të kaluar, mirëpo pronari i objektit ishte zotuar se do të bëjë vetë rrënimin e objektit me arsyetimin se duhet të ketë kujdes për mos-dëmtim të pjesës tjetër të objektit të njëjtë.

Në të njëjtin ditë, kur pronari i këtij objekti ishte pajtuar për rrënim të objektit pa leje, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë ka ndërhyrë duke e anuluar vendimin e Komunës së Prizrenit për rrënim.