Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë kaotike në qytetin e Durrësit. Në afërsi të kampingut pranë stadiumit Niko Dovana të qytetit bregdetar ka pasur përmbytje.
Disa pjesë të qytetit janë përmbytur, ndërkohë që në çadra situata është bërë e vështirë, për shkak të shiut, shkruan Gazeta Shqip.
Ndërkohë në pikat ku ekipet e kërkim-shpëtimit po punonin për të nxjerrë persona të tjerë nga gërmadhat, kërkimet janë pezulluar.