
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me homologun e tij nga Turqia, Rexhep Tajip Erdogan, në Stamboll, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, ku njoftohet se Vuçiq dhe Erdogan do të takohen pasdite për një drekë pune.
Vetëm pesë ditë më parë, me kreun e shtetit turk u takua edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.
Ata u takuan në rezidencën Vahdettin në Stamboll. /Insajderi.com