Pas tri ditësh mjekët ia gjejnë predhën e fishekut në këmbë, 33-vjeçarit i përkeqësohet gjendja

Pas tri ditësh mjekët ia gjejnë predhën e fishekut në këmbë, 33-vjeçarit i përkeqësohet gjendja

Një 33-vjeçari i është gjetur një fishek në këmbën e tij pasi i njëjti kishte kërkuar ndihmë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policia, L.M 33-vjeçar, kishte kërkuar ndihmë mjekësore edhe para tri ditësh, mirëpo gjendja e tij ishte përkeqësuar sot.

“Me datën 04.01.2021 rreth orës 17:40 policia në Prizren ka pranuar një informatë se një person kërkon ndihmën mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku sipas mjekëve nga Emergjenca e Spitalit Rajonal, dyshohet se viktima L.M i datëlindjes 1987 ,M/Sh/K kishte shkuar në Spital për shkak të lëndimit në këmbën e majtë. Po ashtu viktima kishte kërkuar ndihmë mjekësore edhe me datë 01.01.2021 rreth orës 10;00 , në Urgjencën e QKMF në Prizren. Në urgjencë viktima ka marrë vetëm ndihmë e parë dhe ka shkuar në shtëpi. Pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, viktima sot me datë 04.01.2021 rreth orës 10:00 ka shkuar në Spitalin Rajonal në Prizren dhe pas fotografimit RTG rezulton se në mesin e këmbës afër gishtit të mesëm ka një predhe të fishekut. Sipas mjekëve viktima do të qëndrojë në Spital për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Lidhur me ketë rast ekipet relevante policore e në koordinim të plotë me  Prokurorin Kujdestar është bërë kontrollimi i shtëpisë e me ç ‘rast është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Bereta (me leje),2 karikator, 40 fishek dhe një gëzhojë. Në konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt hetimore”. /Insajderi.com