Pas ultimatumit të Mustafës, VV tregon a kanë takim sot me LDK-në

Pas ultimatumit të Mustafës, VV tregon a kanë takim sot me LDK-në

Ultimatumi i vendosur nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, për arritjen e koalicionit me VV-në, ka përfunduar mbrëmë, shkruan Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje, së paku publikisht, nuk është takuar me zyrtarët e LDK-së për harmonizimin e qëndrimeve.

Deri më tash, nuk dihet nëse këto dy parti do të takohen gjatë ditës së sotme. Insajderi ka kontaktuar zyrtarët e VV-së ndërsa ata ka deklaruar se nuk kanë ndonjë informacion për një takim të mundshëm.

Isa Mustafa i kishte dhënë ultimatum Albin Kurtit që deri gjatë javës së kaluar të arrihej një marrëveshje ose në të kundërt, të konstatohet se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet.

“Ne kemi dhënë një propozim që vlerësojmë se është shumë i balancuar që mendojmë se VV duhet ta trajtoj me vëmendje të veçantë dhe mbetemi të hapur që të ulemi të bisedojmë por ajo bisedë të ketë një përfundim me të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, kishte theksuar Mustafa./Insajderi.com/