Pas vdekjes së 27-vjeçarit, reagon parashutistja që u përplas me të me paragllajdë

Pas vdekjes së 27-vjeçarit, reagon parashutistja që u përplas me të me paragllajdë

Për vdekjen e 27 vjeçarit nga Vushtrria, i cili ndërroi jetë pas aksidentit në fshatin Korishë të Prizrenit në mes dy paragllajdëve të cilët u përplasën mes vete gjatë aterimit, ka reaguar edhe parashutistja Jona Gegaj, e cila ishte përfshirë në këtë aksident.

Përmes një postimi në Facebook, Gegaj e cila mbijetoi, por me disa lëndime, ka shkruar në lidhje me vdekjen e mikut të saj tashmë të ndjerë, i cili ndërroi jetë dje rreth orës 20:00, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu. Me dhimbje te thellë mora lajmin qe Fatosi humbi betejën me jetën. Fatos kemi me t’kujtu sa të kemi jetë ty dhe mirësinë tënde. Bashkëndjej dhimbjen me kolegë e familjarë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Dje me datë 19.07 u ndeshëm aksidentalisht në ajër unë dhe kolegu Fatos Gerxhaliu .
Me dhimbje te thellë mora lajmin qe …

Posted by Jona Gegaj on Monday, July 20, 2020

 

Për rastin ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, Besim Myzaqi, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Gërxhaliu, derisa ka thënë se Fatosi ishte djalë shembull dhe sportist i dashur.

“E nderuara familje Gërxhaliu, lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të djalit tuaj Fatos Gërxhaliu në një aksident tragjik na tronditi të gjithëve. Fatosi ishte një djal shembull ne qytetin tonë, sportist e i dashur, që me mirësinë dhe ndershmerinë e tij na ka bërë qe secili nga ne të bashkëndjejmë dhe ta përjetojmë si humbje të anëtarit të familjes”, ka shkruar Myzaqi. /Insajderi.com/