Kryeministri tashmë në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë konferencë për media, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, konferenca do të mbahet sot (e martë) në orën 15:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Kjo konferencë do të mbahet një ditë pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim që vendi të shkojë në zgjedhje. Ajo ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, e që zyrtarisht vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, më 3 qershor./Insajderi.com