
Komandanti i trupave të NATO-s gjatë bombardimeve në vitin 1999, Wesley Clark, pas vizitës që zhvilloi në Kosovë, ka shkuar në Shqipëri, njofton Insajderi.
Se gjenerali tashmë i pensionuar amerikan, po qëndron në Shqipëri, e bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj ka publikuar një fotografi krah Clarkut, duke shprehur kënaqësinë e tij për takimin me njeriun që ishte në krye të NATO-s.
“Është mirë të fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, njeriun që ishte në krye të NATO-s, operacionin për çlirimin e Kosovës. Më vjen mirë që të takova zotëri”, shkroi më tej kryetari i Tiranës në Twitter.
Clark u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit, gjatë vizitës në Kosovë që zhvilloi gjatë kësaj jave. /Insajderi.com