Pas vrasjes së të bijës nga babai, reagon nëna e Sabrinës

Pas vrasjes së të bijës nga babai, reagon nëna e Sabrinës

Një ngjarje shokuese ka ndodhur rreth tre ditë më parë në Australi.

Një baba shqiptar, Petrit Lekaj, vrau të bijën e tij, Sabrina Lekaj, pasi ajo doli për t’u argëtuar me shoqet e saj.

Petriti vrau me thikë të bijën e tij në makinë dhe kur u gjet nga policia edhe ai kishte disa shenja në bark.

Nëna e saj ka publikuar në Facebook një status ku brenda pak fjalëve shpreh shumë për humbjen e madhe.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë dhimbjen”,- shkruan e ëma e Sabrinës.

Sabrina ishte një studente shumë e mirë mjekësie dhe shoqet e saj kanë  treguar se ajo kishte shumë ëndrra lidhur me profesionin.

Petrit Lekaj, 49 vjeç, doli përpara gjykatës së Port Adelaide të premten, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina.

Zoti Lekaj u gjet pranë trupit të therur të vajzës së tij brenda makinës Mercedes Benz 2002. Ai kishte lëndime të rënda në bark dhe u zhvendos nga makina prej policëve, përpara se të akuzohej për vrasjen e saj.

Disa orë më herët, fjalët e fundit që zonjusha Lekaj i tha një mikeshe të ngushtë ishin: “Të dua, do të dërgoj një mesazh kur të shkoj në shtëpi”.

Mikesha e saj më e mirë, Kat Valstar, 21 vjeç, tha për media austriliane se zonjusha Lekaj ishte e shqetësuar se do të zihej me babanë, pasi ajo kishte kaluar natën te shtëpia e zonjushës Valstar pasi kishin shkuar në klub në qendër të Adelaide të shtunën në mbrëmje.

“Ajo ishte e shqetësuar se do i bërtisnin kur të kthehej në shtëpi,” tha zonjusha Valstar.