
Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot e kanë zgjedhur Lumir Abdixhikun kryetar të partisë, njofton Insajderi.
Pas kësaj ngjarje të rëndësishme për LDK-në, është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i këtij subjekti politik.Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm, Melihate Tërmkolli, e ka cituar thënien e famshme të Gjergj Fishtës “Le ta dijë e gjithë bota mbarë, se Gjergj Fishta nuk është shqiptar”.
“Kur i pa shqiptarët se në çfarë mjerimi kanë rënë dhe në çfarë injorance, e tha një fjalë që ia kanë keqpërdorur siç po i keqpërdorni deklaratat e mia.“
“Ai tha: Le ta dijë bota e mbarë se nga sot s’jam shqiptar, dhe në fakt ishte shqiptari më i madh”, shkroi tutje Tërmkolli.
Duhet përkujtuar se Tërmkolli pati paralajmëruar kandidaturën e saj për kryetare të LDK-së, por në fund nuk i hyri garës, duke akuzuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, se po dëshiron ta zgjedh një kryetar të tij./Insajderi.com