Pas zgjedhjes së Osmanit Presidente, Iniciativa “Guxo” do të drejtohet nga ky person

Pas zgjedhjes së Osmanit Presidente, Iniciativa “Guxo” do të drejtohet nga ky person

Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Faton Peci, është deklaruar rreth të ardhmes së Listës “Guxo” në skenën politike, pasi kryetarja e kësaj iniciative, Vjosa Osmani, është zgjedhur Presidente e Kosovës, njofton Insajderi.

Drejtimin e kësaj iniciative pritet ta marrë në dorë kryediplomatja Donika Gërvalla.

Derisa foli për udhëheqjen e kësaj iniciative, Peci njoftoi se diskutimet për kthimin e tyre në Lidhjen Demokratike të Kosovës, janë të pavërteta, derisa shtoi se do ta çojnë deri në fund koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.

“E pamoralshme që të kthehemi në LDK. E padrejtë dhe diskutimet e tilla janë të pavërteta. Nuk ka marrëveshje për rikthim. Do të cojmë deri në fund koalicionin me VV-në. E kemi marrë votën për këtë dhe kështu do të veprojmë”, ka thënë ai në ‘T7’.

“Kemi kapacitete dhe njerëz me aftësi të mëdha. Do të mbajmë kuvendin e brendshëm për të përcaktuar të ardhmen por besoj që zonja Donika Gërvalla të jetë ajo që të na udhëheqë përpara. Figurë qendrore do ta kemi, deri ne mbajtjen e nje kuvendi zgjedhor, ku do te dalin strukturat e reja”, shtoi Peci.

Kryetarja e kësaj liste, Vjosa Osmani, është zgjedhur Presidente ndërsa katër deputetë e përfaqësojnë këtë iniciativë qytetare brenda grupit parlamentar të LVV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës. /Insajderi.com