Pas zgjedhjeve në Kosovë, pritet debat gjithëpërfshirës me Serbinë

Pas zgjedhjeve në Kosovë, pritet debat gjithëpërfshirës me Serbinë

Është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që veprojnë politikisht dhe mendojnë si të tillë, komuniteti akademik, komuniteti shkencor, intelektualët, qytetarët e thjeshtë të përfshihen në zgjidhjen e problemit, ka thënë Marko Gjuriq, kryetari i Grupit Punues për Mbështetjen e Dialogut të Brendshëm për Kosovën.

Takimi i parë i Grupit të Punës për Mbështetjen e Dialogut të Brendshëm për Kosovën do të mbahet pas zgjedhjeve lokale në Kosovë më 22 tetor dhe më së voni deri në fund të muajit, mëson e përditshmja serbe “Politika”.

Vetëm pas sesionit të parë të këtij trupi punues që është formuar nga Qeveria e Serbisë mund të dihet se kur do të filloi në mënyrë formale thirrjet e para për konsultime me Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po ashtu është iniciuesi kryesor i dialogut, pritet të vijë me një propozim për Kosovën në mars të vitit 2018, për të cilën ai ka thënë se “do të kërkoj kompromis të dhimbshme në të dyja anët dhe do të ketë sulme nga të gjitha anët”.

Thirrja e Vuçiqit për bisedime u pranua nga KPS, SANU, OJQ dhe nga një pjesë e opozitës.

Edhe pse detajet e sakta se si do të zhvillohet dialogu nuk dihen, siç ka paralajmëruar presidenti Serbisë, kjo duhet të ndodhë në qarqe koncentrike./Blic/