Një nga udhëtarët e autobusit që u aksidentua sot në autostradë afër qytetit Slavonski Brod në Kroaci, e nga ku mbetën të vdekur 10 persona, është deklaruar lidhur me gjithë çfarë ka parë në momentin kur ndodhi ky aksident tragjik, transmeton Insajderi.
Derisa përshkroi momentin tronditës në Radio Televizionin Kroat, Ramo Gashi, tha se çdo gjë ndodhi në një sekond, ku më pas pa gjithë ata njerëz në gjithë livadhin, e nga ta kishte edhe viktima, e njerëz që kanë mbetur pa krah.
“Diçka shpërtheu për një sekondë, pashë gjithë ata njerëz nëpër gjithë livadhin atje poshtë, në atë kanal pranë autostradës”, tha Gashi.
“Unë i pashë të lënduarit, të vdekurit, pashë gjithçka, njerëz pa krah, pashë gjithçka, gjithçka”, shtoi Gashi.
Vidio sam ozlijeđene, umrle, vidio sam svašta, bez ruke, svašta sam vidio, ispričao je za HRT Ramo Gashi, jedan od putnika autobusa https://t.co/Is8zgNjhqc #crnakronika pic.twitter.com/rXQM3RcLgv
— HRT vijesti (@hrtvijesti) July 25, 2021
Në këtë aksident të ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, mbetën të vdekur 10 persona, 15 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse 44 pasagjerë kanë marrë plagë më të lehta. /Insajderi.com