“Pasha Kuranin fitojmë në Llap” – beja që s’i doli Albin Kurtit

“Pasha Kuranin fitojmë në Llap” – beja që s’i doli Albin Kurtit

Albin Kurti ishte betuar në librin e shenjtë, Kuranin, kur kishte folur në Llap për fitoren e Vetëvendosjes. Por, rezultatet e para tregojnë se Vetëvendosje ka dështuar të fitoi në Podujevë. LDK në Podujevë po prinë

“Pasha Kuranin e pasha Musafin po dojna me fitu Llapin’. Këtë betim e kishte bërë Albin Kurti gjatë vizitës në Podujevë në fund të fushatës zgjedhore.

Në këtë formë, Kurti kishte shpresuar se do të fitonte në qytetin që prej pasluftës udhëhiqet prej Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Bazuar në rezultatet e Demokracisë në Veprim,  Agim Veliu i LDK-së është shumë para kandidatit të Vetëvendosjes, Ajet Poteres e Hajredin Hysenit të PDK-së.

Në fakt, Podujevë nuk do të ketë balotazh, pasi Agim Veliu ka marrë më shumë se 50.08 për qind të votave.

Pastaj e dyta renditet Vetëvendosje me Ajet Poterën me 29.35 për qind. PDK është renditur e treta me 17.9 për qind.