Pasi arrin në seancën gjyqësore, një person tenton të arratiset – Detaje nga Policia

Pasi arrin në seancën gjyqësore, një person tenton të arratiset – Detaje nga Policia

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:30, gjatë një seancë gjyqësore, një i arrestuar ka tentuar të arratiset, shkruan Gazeta Insajderi.

Arratisjen i dyshuari ka tentuar ta bëjë pasi që ishte dërguar në Gjykatë për seancë gjyqësore në Hajvali të Prishtinës.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte dërguar në Gjykate për seancë Gjyqësore, ka tentuar të arratiset. I njëjti është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./ Insajderi.com