
Pas bërjes publike të faktit që anëtari i Gjykatës së Lartë ka qenë me precedentë penalë në Itali, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet kryesisht për gjyqtarin Admir Thanza.
Ditën e djeshme ai doli para trupës gjykuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, për tju nënshtruar procesit të vettingut, që lidhet me integritetin e tij profesional dhe me pasurinë e justifikuar ose jo.
Në seancën dëgjimore ku vetë Thanza ishte i pranishëm bashkë me avokatin Theodhori Sollaku, nga raporti i ONM rezultoi se ai ishte dënuar në Itali për vjedhje.
Prokuroria i ka bërë edhe një kërkesë për marrjen e dokumentacionit Presidencës dhe KPK për gjyqtarin Thanza.
Vetë gjyqtari tha se bëhej fjalë për një vjedhje të cilën ai e ka pranuar për të mbrojtur nipin e tij, pasi vepra penale ishte bërë nga kunata e tij.