Pasi merr kërcënim nga ambasadori Dodik fton në takim urgjent funksionarët serbë

Ftesa pason pas takimit të djeshëm të Dodikut me ambasadorin amerikan Eric Nelson. “Të gjithë serbët që janë nëpër funksione do të marrën instruksione”.

Pasi merr kërcënim nga ambasadori Dodik fton në takim urgjent funksionarët serbë

Anëtari serb i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Millorad Dodok ka caktuar takim për gjithë serbët të cilët kryejnë funksione nëpër institucione të BeH në mënyrë që t’iu jep instruksione për veprime të mëtutjeshme në kuadër të “krizës më të re politike në vend”, transmeton portali sarajevas Klix.

Takimi do të mbahet në Pale, qytezë në lindje të Sarajevës e kontrolluar nga serbët e Bosnjës, dhe në të janë ftuar të gjithë serbët të cilët gjenden nëpër pozita nga të cilat kryejnë çfarëdo vendimmarrje në institucionet shtetërore, si dhe kryetarët e partive parlamentare në Republikën Serbe.

Siç pretendohet, ftesa ka pasur pas takimit të djeshëm të Dodikut me ambasadorin amerikan Eric Nelson./Insajderi.com.