Pasi mori dy pozita ekzekutive, Donika Gërvalla rrëfen për jetën e saj

Pasi mori dy pozita ekzekutive, Donika Gërvalla rrëfen për jetën e saj

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, pasi u votua nga deputetët për t’i marrë këto dy pozita, përshkroi jetën e saj dhe të familje Gërvalla – duke thënë se “është mbyllur një biografi 40 vjeçare”.

Filloi nga koha kur babai i tij, Jusug Gërvalla, ishte detyruar të shpërngulet nga Kosova, njofton Insajderi.

“Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer më asnjëherë. Eshtrat e tij sot prehen në Kosovën e lirë, në Dubovik, pranë Bacit Bardhosh, Nanës Ajshe, Babës Bardh dhe të gjithë paraardhësve të tyre. Mbi 40 vjet histori të një familjeje shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj, pasqyrë e vuajtjeve dhe sfidave të kaq shumë familjeve shqiptare gjatë shumë dekadave”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tutje tregoi rrëfimin e saj, si fëmijë dhe si e rritur tutje.

“Sot për mua u përmbyll një biografi mbi 40-vjeçare. Vajza e atëhershme, e cila në moshën 8-vjeçare u detyrua të largohej nga vendlindja, në moshën 10-vjeçare përjetoi atentatin ndaj babait dhe axhës, u rrit në një prej diktaturave më të egra komuniste në Evropë, përjetoi shembjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, përjetoi rëndë diskriminimin dhe shtypjen e bashkëqytetarëve të saj në Kosovë gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta dhe më në fund në vitin 1999 e përjetoi lirinë dhe në qershor 1999 për herë të parë pas 19 vitesh mundi të kthehet në Kosovë, pra po ajo vajzë, të cilën përvoja e saj jetësore e mësoi që liria dhe demokracia e mirëfilltë është ajo, për të cilën asnjëherë nuk duhet ndalur së luftuari, sot ka marrë besimin të jetë përfaqësuese e Republikës në politikën e saj të jashtme”. /Insajderi.com

 

Ai që nuk e di se nga vjen, ai nuk e di as se për ku është nisur.

Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur…

Posted by Donika Gërvalla-Schwarz on Monday, 22 March 2021