
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do ta vizitojë Moskën për t’u takuar me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.
Siç raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, Vuçiq ka biseduar me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan-Kharchenko, për ta përgatitur atë vizitë.
Vuçiq e ka cilësuar si shumë të rëndësishme atë vizitë, pasi thotë se Rusia ka ndikim në skenën politike botërore.

Kremlini
Pikërisht, 100 shtete do të marrin pjesë në Samitin e Demokracive, organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Aty s’ka vend për Serbinë, i pari i këtij shteti – ka deklaruar se “nuk prishin raportet me Rusinë dhe Kinën për t’ia bërë qefin ndokujt”.
Pos Serbisë, aty nuk është ftuar as Kosova – bazuar në listat e shteteve që do të marrin pjesë, publikuar nga mediat ndërkombëtare.
Për këtë, opozita po e kritikon Qeverinë e Kosovës dhe Presidencën “për izolim” të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. /Insajderi.com