Pasi paralajmëroi izolim, Hoti do të takohet me Komisionin Ekzekutiv për luftimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Komisioni Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj coronavirusit pas rritjes së rasteve me coronavirus në vend.

Pasi paralajmëroi izolim, Hoti do të takohet me Komisionin Ekzekutiv për luftimin e COVID-19

Kryeminstri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Komisioni Ekzekutiv për luftimin, monitorimin dhe reagimin ndaj coronavirusit.

Rritja e dukshme e rasteve pozitiv me coronavirus ka alarmuar institucionet kompetente në Kosovë.

Të dielën, kryeministri Hoti kishte paralajmëruar se mund të rikthehen masat e izolimit total nëse nuk respektohen udhëzimet shëndetësore për parandalimin e coronavirusit.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar për këtë takim I cili do të zhvillohet gjatë orës 13:00. /Insajderi.com/