Pasi pësuan aksident trafiku, katër persona rrihen mes vete, përdorin sprej dhe thika

Pasi pësuan aksident trafiku, katër persona rrihen mes vete, përdorin sprej dhe thika

Katër persona janë përfshirë në një përleshje fizike dy ditë më parë në Shtërpcë, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se të njëjtit fillimisht ishin përfshirë në një aksident trafiku dhe po ashtu ishin nën ndikim të alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Firaje, rreth orës 22:50.

“Raportohet se katër meshkuj kosovarë nën ndikim të alkoolit pas një aksidenti në trafik janë rrahur mes veti ku është përdor sprej dhe thika. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com