Pasi që ofroi 10 mijë euro shpërblim, Policia tregon se ka pranuar shumë telefonata për grabitësit në Rinas

Pasi që ofroi 10 mijë euro shpërblim, Policia tregon se ka pranuar shumë telefonata për grabitësit në Rinas

Mbi 60 telefonata kanë mbërritur deri këtë të shtunë në Policinë e Shtetit për vendndodhjen e Klement Çalës, Talo Çelës dhe Eldi Çalës.

Të tre kërkohen nga Policia e Shtetit si të dyshuar për grabitjen e 4.6 milion eurove në Rinas më 9 prill 2019 në bashkëpunim me Admir Murataj.

Këto informacione, – sqaruan burime nga policia për Report, e cila po ashtu ka vendosur 10 mijë euro shpërblim, po verifikohen në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Ndërsa nga të dhënat e përftuara rezulton se tre të kërkuarit ndodhen brenda territorit shqiptar dhe disa prej telefonuesve kanë dhënë informacione që mund të çojnë uniformat blu drejt kapjes së tyre.