Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se kancelari austriak, Sebastian Kurz e ka telefonuar sot (e enjte) për ta përgëzuar për kandidimin e tij për kryeministër të vendit, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Kurz e ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike.
“Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Biseduam për sfidat që kanë përfshirë shtetet tona dhe botën, me pandeminë dhe krizën e madhe ekonomike të shkaktuar”.
“Kancelari Kurz më siguroi se Austria do të vazhdoj ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj të shtetndërtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Ne jemi me fat që kemi miq si Austria dhe Kancelari Kurz. Vielen Dank für die Unterstützung|”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com
Sapo përfundova një telefonatë urimi dhe përgëzimi për kandidaturën time për kryeministër me mikun tim, Kancelarin e…
Posted by Enver Hoxhaj on Thursday, December 24, 2020