Pasi “tradhtoi” Kosovën – këto janë fjalët e Ilir Metës për Kosovën në Samitin e Sarajevës

Pasi “tradhtoi” Kosovën – këto janë fjalët e Ilir Metës për Kosovën në Samitin e Sarajevës

Presidenti i Shqipërisë, Iliri Meta përkundër paralajmërimeve të ministri të jashtëm shqiptar, Gent Cakaj se Shqipëria nuk do të merr pjesë në Samitin e Sarajevës, ai ka marrë pjesë në këtë samit.

Aty ai ka folur edhe për Kosovën, duke thënë se ndjen keqardhje për mungesën e Kosovës në këtë samit.

“Në këtë drejtim do të doja të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, u detyrua të mos merrte pjesë në këtë samit. Si mund të pretendojmë të kemi bashkëpunim efektiv ku disa nga pjesëmarrësit në këtë forum bëjnë çmos për të përjashtuar një komb dhe një shtet fqinj nga përimtimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura etj”.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe respektimi i ndërsjellë janë thelbësor për bashkëpunimin efektiv rajonal, siguri dhe prosperitetin ekomomik të gjithë neve”.

Meta po ashtu gjatë këtij samiti raportohet të ketë thënë se: “Kosova është shtet i pavarur dhe se meriton të trajtohet me respekt nga të gjithë fqinjët”