Pasi u shërua nga COVID-19, vdes polici i parë i infektuar me këtë virus

Pasi u shërua nga COVID-19, vdes polici i parë i infektuar me këtë virus

Zyrtari policer nga komuna e Malishevës, Mehdi Januzaj, ka vdekur gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtori rajonal i Policisë në komunën e Gjakovës, Lumni Graishta.

Siç njoftohet, polici tashmë i ndjerë ishte zyrtari i parë i këtij institucioni që është infektuar me COVID-19.

Ai kishte arritur që të luftojë këtë virus, por kishte qenë i sëmurë me kancer në mushkëri për katër vjet. /Insajderi.com