
Që nga java e kaluar, kur Zvicra ka hequr Kosovën nga lista e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19 dhe karantina e detyrueshme, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë shtuar rreth 40 fluturime gjatë muajit Maj.
Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara.
“Ndërsa nëse i referohemi fluturimeve deri me datën 13 (festa e Fitër Bajramit) janë shtuar rreth 16 fluturime, dy prej të cilave janë nga Gjermania”, tha Gara.
Fluksi i diasporës pritet që sadopak të ndikojë në rimëkëmbjen e ekonomisë kosovare.
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër e ka hequr Kosovën nga lista e karantinës të mërkurën e javës që lamë pas./Insajderi.com