Pastruesi tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës, suspendohet

Pastruesi tentoi të fuste drogë në Burgun e Dubravës, suspendohet

F.L, pastrues në Burgun e Dubravës është suspenduar nga puna, pasi i njëjti është kapur me drogë nga oficerët korrektues, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur sot (e hënë) rreth orës 07:55.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L  i punësuar pastrues në QK Dubravë,  kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike”.

“Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarr veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ndaj të dyshurit është incuar procedurë e brendshme disiplinore.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj  të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe menjëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com

No description available.