Pasul e turrshi – fundjava e Bali Muharremajt këmbëkryq në mes të odës [FOTO]

Pasul e turrshi – fundjava e Bali Muharremajt këmbëkryq në mes të odës [FOTO]

Kryetari i Komunës së Suharekës, si duket e ka pasulin në qejf. Këtë fundjavë Bali Muharremaj ka vendosur ta kalojë i ulur këmëbryq në sofrën e Kokollarëve në Budakovë.

Në një postim të tij në profilin e tij në Facebook, Muharremaj, ka postuar dy fotografi ku shihet i ulur në një sofër me disa burra rreth saj.

Derisa në këtë postim ai shkruan se traditat tona dhe mikpritja shqiptare tregohet me shekuj.

“Në Budakovë te Miftar Kokollari, rikujtuam traditat tona të mikëpritjes, ku bujaria shqiptare tregohet me shekuj. Bashkë gjithmonë do ta bartim bujarinë e sofrës për njëri-tjetrin”, ka shkruar Muharremaj. /Insajderi.com