Pasuria e deklaruar e deputetëve të Kuvendit të Kosovës është sa gati 1\3-ta e buxhetit vjetor të vendit, transmeton Insajderi.
Kështu thotë Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ku ka shkruar për deklarimin e pasurisë së deputetëve, të bërë publik sot nga Agjencia Kundër-Korrupsion, e që vlera e përgjithshme e pasurisë së tyre është 720 milionë euro.
“Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së – me 4 sosh, pasuar nga AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja – me nga 2 deputetë milionerë secila, si dhe Lista Serbe e Grupi Multietnik që kanë secila nga një deputet milioner. Deputetët kanë deklauar rreth 210 milionë euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milionë euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milionë euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milionë euro para të gatshme”, ka shkruar Cakolli.
Deputeti me pasurinë më të madhe është Behgjet Pacolli. /Insajderi.com