Të gjithë e njohin "Lotarinë e Kosovës" por pakkush e njeh drejtorin e saj. Është Bashkim Sllamniku, që është emëruar drejtor me 2 gusht të këtij viti. E aq më pak, se cila është pasuria e tij. Ajo është milionëshe.
Shumë njerëz luajnë “Lotarinë e Kosovës” me shpresën që të jenë me aq fat sa të fitojnë preminë që këtë javë është 75 mijë euro nëse fitohet premia, por drejtori i “Lotarisë…” Sllamniku ka në pronësi një tokë ndërtimore në vlerë prej më shumë se gjysmë milioni euro.
Pasuria e tij është bërë publike nga vet ai si obligim që e ka pasi “Lotaria e Kosovës” është pjesë e institucioneve të pavarura në Kosovë.
Familja e tij ka një shtëpi prej 310 mijë eurove, një lokal prej 90 mijë eurove, një tokë ndërtimore prej 160 mijë eurove dhe një banesë në vlerë prej 65 mijë eurove.
Ai ka deklaruar se një pjesë e pasurisë nuk është e tij, por e motrës. Por pika 6 që e përmend Sllamniku nuk egziston tek pasuria e paluajtshme. Janë vetëm 5 pasuri të deklaruar.
Përpos punës si drejtor në “Lotari…” Sllamnikun është aksionar edhe në një kompani “Arjak & Co” nga e cila ka deklaruar se ka marrë 35 mijë euro. Ai ka deklaruar se ka marrë edhe 32 mijë e 500 euro nga një kompani e titulluar “R.O”.
E para të gatshme ka afro 7 mijë euro në bankë, teksa paga nga “Lotaria…” është 635 euro në muaj teksa merr 20 mijë euro në vit nga tri qera, dy objekte dhe një parking. /Insajderi.com