
Janë ndarë patentët shoferët e parë ndërkombëtar, për këtë është organizuar edhe ceremoni nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Bajram Gecaj nga MPB ka thënë se “ky është një lajm i mirë për gjithë qytetarët”.
Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar të mundësojë aplikimin për patentë shofer që nga 1 tetori.
Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës. /Insajderi.com