Pati kontakt me energji elektrike, humb jetën një punëtor në Shqipëri

Pati kontakt me energji elektrike, humb jetën një punëtor në Shqipëri

Një punëtor ka humbur jetën sot në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, njofton Insajderi.

Sipas raportimeve të mediave lokale, policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një person rreth 45-vjeç, me iniciale Sh.H.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Viktima dyshohet se ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim në momentin fatal.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Insajderi.com