Patriarku i kishës serbe Irinej flet për Kosovën

Patriarku serb Irinej ka deklaruar se shoqëria serbe ka nevojë për unitet në mënyrë “ta ruajnë dhe ta mbrojnë Kosovën”, sepse me grindje nuk “do të mund ta mbrojnë”.

Patriarku i kishës serbe Irinej flet për Kosovën

Pas shërbimit fetar në komunën e Beogradit Vraçar, Irinej të dielën ka porositur se serbët janë popull i vogël i cili për të mbijetuar duhet të jetë unik.

“Uniteti është themeli i kishës dhe shtetit. Bashkësia e kishës dhe shtetit na ka mbajtur, sikur mos ta kishim pasur këtë bashkësi do të zhdukeshim si popull”, ka thënë Irinej.

Ai ka vërejtur se në shoqërinë serbe gjithmonë e më tepër është e pranishme përçarja dhe grindja, dhe ka paralajmëruar se duhen të organizohen në mënyrë që “ta mbrojnë atë që atyre iu kanë lënë paraardhësit e tyre, e së pari ta ruajnë Kosovën”.

Ai thotë se Kosova kurrë nuk na është dhënë, e “as nuk e kemi grabitur”, por, siç thotë, “ajo gjithmonë ka qenë shteti ynë amë, me shumë kisha serbe”./Insajderi.com.