Pavarësisht grevës shërbimet e Telekomit do të ofrohen

Pavarësisht grevës shërbimet e Telekomit do të ofrohen

Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Telekomit të Kosovës ka thënë se pavarësisht grevës të gjitha shërbimet do të ofrohen.

Këto komente ai i bëri për RTK-në pas protestës së organizuar nga punëtorët e Telekomit për të kërkuar një zgjidhje nga Qeveria për krizën që po kalon kompania publike. Pagat e tetorit nuk i kanë marrë.

“Sonte do të jetë vetëm Prishtina në grevë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje edhe nëse Qeveria nuk bënë zgjidhje sonte, nesër në ora 8:00, në mëngjes të gjitha regjionet do të futen në grevë. Por, shërbimet dhe kujdestaritë do të punojnë, sigurisht edhe pikat shitëse, do të jenë me reduktim, por do të punojmë, do të kryhen të gjitha shërbimet”, tha ai.

Ani nuk ka një përgjigje konkrete për këtë, por ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka thënë se në çdo moment pritet zhbllokimi i llogarive të Telekomit. /Insajderi.com