PayPal shndërron aplikacionin në një bankë virtuale

PayPal shndërron aplikacionin në një bankë virtuale

PayPal përditësoi aplikacionin mobil me një dizajn të ri dhe jo vetëm por shtoi edhe funksionalitete të reja dhe një mënyrë të re për të gjetur kupona me zbritje.

Sot u lançua versioni i parë i atij që PayPal e quan “super aplikacioni” duke ofruar një kombinim mjetesh financiare si depozita direkte, pagesa faturash, një portofol dixhital, pagesa peer-to-peer, mjete shitblerjeje, funksionalitet për kriptomonedha e shumë të tjera.

Këto ndryshime i ndryshojnë fytyrën PayPal nga një mjet pagesash, në një aplikacion financiar. Edhe pse PayPal nuk dëshiron të bëhet një bank, aplikacioni i ri ofron funksionalitete për ata që duan të fillojnë përdorimin e neobankave.

Neobankë është një kompania fintech e cila ofron aplikacione, softuerë dhe teknologji të tjera të cilat lehtësojnë bankingun mobil.

Faqja kryesore e aplikacionit të ri PayPal është një panel me mjete për aksesin e shpejtë të balancës, sasisë që kriptomonedhave që posedoni dhe kontaktet e zakonshme. Opsionet e tjera janë vendosur nëpër tabe të dedikuara.

Depozitat direkte dhe funksionalitetet si kartat e kreditit dhe debitit të PayPal janë nën tabin Wallet. Në qendrën e pagesave gjenden pagesa peer-to-peer, pagesë faturash, donacione dhe komunikimi. Tabi Shopping është hapësira e kuponave dhe programeve të besnikërisë, shkruan PC World Albanian.

Ndërsa në tabin Finance gjenden kriptomonedhat dhe llogaritë e kursimit. PayPal nuk ka sqaruar procedurën që duhet ndjekur për të hapur një llogari kursimi.

Një theks të veçantë në aplikacionin e ri po marrin kupona dhe zbritjet me një hapësirë të dedikuar. Komunikimi në platformë mundësohet falë blerjes së fundit prej 4 miliardë dollarësh të Honey në 2014-ën.

Funksionalitet kyçe të Honey tashmë po implementohen në PayPal së bashku me oferta të personalizuara dhe shpërblime ekskluzive. PayPal thotë se do të përdorë inteligjencën artificiale për të kuptuar se për çfarë shërbimesh, ofertash e zbritjes ka nevojë konsumatori.

Aplikacioni i ri i PayPal është i disponueshëm për shkarkim nga ky moment ndërsa llogaritë e kursimit në platformë vijnë drejt fundit të vitit.

Platforma se aplikacioni i ri është gurëthemeli i parë i shumë produkteve të reja që po vinë. PayPal gradualisht po shndërrohet në një hapësirë investimi duke konkurruar me aplikacione investimi si Robinhood. /Insajderi.com