PDK-AAK-NISMA mund LDK-AKR në vendlindjen e Avdullah Hotit

PDK-AAK-NISMA mund LDK-AKR në vendlindjen e Avdullah Hotit

Në Rahovec, në Komunën e kandidatit të koalicionit LDK-AKR për kryeministër, Avdullah Hotit, është duke kryesuar koalicioni PDK-AAK-NISMA, pas 875 të votave të numëruara.

Koalicioni PDK-AAK-NISMA ka fituar 45 për qind të votave në Rahovec, duke lënë prapa koalicionin LDK-AKR dhe Vetëvendosjen.

Siç raporton Insajderi, koalicioni LDK-AKR ka fituar 29 për qind të votave në vendlindjen e Avdullah Hotit.

Ndërsa Vetëvendosje ka fituar 19 për qind të votave në Komunën e Rahovecit.

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve ka njoftuar se numërimi i të gjitha votave nuk do të përfundojë gjatë ditës së hënë. /Insajderi.com