PDK: Albin Kurti dhe LVV-ja manipuluan me diasporën

PDK: Albin Kurti dhe LVV-ja manipuluan me diasporën

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka kërkuar që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të ndalojnë manipulimin e diasporës, njofton Insajderi.

Gjoshi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të kërkojnë falje publike, pasi kanë gënjyer dhe manipuluar diasporën.

“Ka shumë fakte se votimi nga jashtë vendit është i manipuluar në shumë raste nga Vetëvendosje. Shikojeni videon e aktivistëve të kësaj partie. Kjo video dëshmon se çka kanë bërë Vetëvendosje dhe Albin K.”, ka shkruar ai./Insajderi.com