PDK: Albin Kurti u dorëzua para Beogradit dhe po tallet me qytetarët e ngujuar

PDK: Albin Kurti u dorëzua para Beogradit dhe po tallet me qytetarët e ngujuar

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Haki Abazi për situatën në veri të vendit.

Përmes një reagimi, PDK-ja thotë se, në video-mesazhin e Kurtit për konflikt me fjalët do “të derdhet gjaku jonë” dhe duke thënë ruani “gjakftohtësinë e mos bini në kurthin e tyre”, Kurti “po përpiqet që t’i frikësoj qytetarët që të heshtin përpara papërgjegjshmërisë e paaftësisë dhe dështimit të tij për t’i ndal qindra zyrtarë serbë të futur në veri gjatë ditëve të fundit. Jo vetëm kaq, ai u dorëzua edhe para vendimit të Serbisë për të vendosur orën policore në katër komunat e veriut si dhe karantinimin nga Beogradi të dy komunave të veriut”,.

“Jo vetëm kaq, ai u dorëzua edhe para vendimit të Serbisë për të vendosur orën policore në katër komunat e veriut si dhe karantinimin nga Beogradi të dy komunave të veriut. Deklarata e kryeministrit të shkarkuar Kurti për situatë nën kontroll në veri të vendit u tradhtua nga zëvendësi i tij, Haki Abazi, i cili e shpalli veriun të ndarë nga Kosova. Kjo është deklarata e parë dhe do të mbetet e vetme e një zyrtari të lartë të Qeverisë së Kosovës që deklaron se veriu është i ndarë”, thuhet më tej në komunikatë.

PDK thotë se qeveria e shkarkuar po tallet me qytetarët dhe veçmas me banorët shqiptarë, që qëndrojnë të ngujuar dhe të frikësuar në veri të vendit.

“Me këtë rast PDK shpreh zotimin e saj se do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj politik e institucional për ta ndalë degradimin e mëtejshëm të kësaj qeverie në ikje që po shkon në dëm të shtetit dhe, në veçanti, të pjesës veriore të Kosovës”, përfundon komunikata.