PDK: Anëtarët e emëruar në KSHC kanë lidhje me VV-në

PDK: Anëtarët e emëruar në KSHC kanë lidhje me VV-në

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, thotë se Qeveria ka emëruar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve për shkak të lidhjeve me Lëvizjen Vetëvendosje, transmeton Insajderi.

Në një konferencë për media të mbajtur pas seancës së sotme plenare, Hoxha tha se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka emëruar në këtë këshill persona që nuk guxojnë të jenë pjesë e bordeve nëse ka konfikt interesi për shkak të lidhjes së tyre familjare ose partiake me LVV-në si dhe kriteret tjera që bien në kundërshtim me udhëzimin administrativ.

“Në fillim të muajit prill Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hapur konkursin për anëtarët e rinj të Bordit të Këshillit Sstetëror të Cilësisë ku ka emëruar komisionin prej pesë anëtarëve në mesin e të cilëve është edhe ish-aktivisti i LVV, Rron Gjinovci. Në këtë përbërje komisioni ka hartuar të gjithë dokumentacionin dhe rekomandimi që i është dërguar ministres tani ka ardhë edhe si vendim në komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Rini dhe Sport. Ministrja ka përzgjedhur një person të tretë i cili nuk është pjesë e listës së parë të atyre që i kanë plotësuar kushtet e që është profesori Seb Bytyçi, i cili nuk ka qenë farë në listën e ngushtë për zgjedhje dhe nuk i ka plotësuar kriteret. Profesori Bytyçi nuk guxon të ketë dy vende të punës full time, ai punon me 40 orë në Riinvest dhe në të njejtën kohë në një universitet në Angli”, kja thënë ajo.

Ajo ka thënë se nëse ky propozim i qeverisë shkon në komision në Kuvend dhe votohet, ndikimi i qeverisë do të jetë i madh në Këshill. /Insajderi.com