PDK dhe AAK rrëfejnë se kur filloi rënia e Qeverisë

PDK dhe AAK rrëfejnë se kur filloi rënia e Qeverisë

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj në “Click” të RTV21 ka thënë se fillimi i rënies së Qeverisë ka nisur më ngjarjen e famshme më përplasjen e hartës që Ramush Haradinaj ia kishte bërë kryetarit të komisionit shtetëror për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, Murat Meha.

Nitaj po ashtu tha se se vendimi i djeshëm për rrëzimin e Qeverisë është vendim që e reseton skenën politike në Kosovë.

Ndryshe sot presidenti Thaçi ka caktuar datën 11 qershor, ditë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës. Ky vendim vjen pas takimit që presidenti ka zhvilluar sot me përfaqësuesit e subjekteve politike, të cilin e bojkotoi LDK-ja.

Ndërsa Hajredin Kuçi, njeriu i dytë i Qeverisë i cili vjen nga radhët e PDK-së ka folur ato që nuk janë thënë deri më sot.

Bisedimet dhe takimet që kanë ndodhur mes liderëve të koalicioneve ai i ka thënë në publik.

Tregon se si e lutën Isa Mustafën që të vetë-shpërndanin Kuvendin por që sipas tij, Mustafa nuk ka pranuar.

Kuqi kur u pyet përse e kanë shkelur marrëveshjen themelore mes PDK-së dhe LDK-së, tha se nuk kanë shkelur marrëveshje por që kanë menduar se është krijuar një situatë e pashpresë në Kosovë, andaj kanë kërkuar rrëzimin e Qeverisë.

“Në të gjitha takimet ju kemi thënë që po bëjmë dalje nga Qeveria me marrëveshje. Është përmendur një marrëveshje për tre muaj. Ne kemi thënë po e prishim koalicionin dhe shkojmë zgjedhje në qershor, ju keni kërkuar në shtator. Mustafa më ka pyetur pse në qershor e kam pyetur pse në shtator”, tha Kuqi.

“Kur e shohim se në një vend nuk po ecin gjërat si duhet mendojmë se duhet të sjellim rifreskim në skenën politikë. kemi mendu se do të ketë gjallëri. Aksidentalisht i jemi bashkuar partive tjera për rrëzimin e Qeverisë”, tha Kuqi, i cili në debat në Klan përball Kujtim Shalës, as edhe një herë të vetme në më shumë se 10 herë i pyetur nëse ka pakënaqësi në qeverisjen që kanë bërë, nuk e pranoi që kishte pakënaqësi në qeverisje.