
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re në Mitrovicë, kanë nënshkruar koalicion për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, njofton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka falënderuar strukturat drejtuese të AKR-së për besimin dhe mbështetjen në këtë garë.
“U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës”, shkroi ndër tjerash Hamza në Facebook.
Ndryshe, të shtunën, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, i ka rekomanduar presidentes, Vjosa Osmani, të shtyejë datën e zgjedhjeve lokale të 17 tettorit për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19./Insajderi.com