“PDK do të kërkojë llogari nga qeveria Kurti për ‘tiketat ngjitëse’”

“PDK do të kërkojë llogari nga qeveria Kurti për ‘tiketat ngjitëse’”

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelar Tahiri, ka thënë se PDK do të kërkojë llogari nga qeveria Kurti për zhvatjen e qytetarëve me taksën prej 5 euro për automjete, shkruan Insajderi.

Tahiri në Facebook ka deklaruar së PDK nuk do të hekin dorë nga kërkesa për debat parlamentar në seancën e radhës.

Ai më tej, ka thënë së nuk do të ndalën deri në anulim e kësaj kontratë.

“Sot qeveria nuk ktheu përgjigje nëse do të jetë prezentë në seancën e radhës, për të diskutuar për këtë temë. Por ne si grup parlamentar, nuk do të tërhiqemi nga kërkesa për debat parlamentar në një nga seancat e radhës, si dhe nuk do të ndalemi deri në anulimin e kësaj kontrate që varfëron qytetarët pa sjellë kurrfarë dobie për ta”, ka deklaruar ai.

Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse.

Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes, qytetarët obigohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvendësministri, Hysen Durmishi, ka thënë se këto do të ndihmojnë për anëtarësim në kartonin e gjelbër.

“Cdokush që e regjistron automjetin e tij, është i obliguar të pajiset me tiketë ngjitëse fillimisht të paguajë një taksë prej 4 e 90 euro por qytetarët duhet ta dine se me këtë mund ta kenë një ngarkesë financiare në momentin fillestar por shumë shpejt do lirohen nga një taksë tjetër./Insajderi.com