Anëtari i PDK-së, Besim Beqaj, që është duke u hetuar për korrupsion, ka marrë besimin e partisë së tij për tu vënë në krye të ministrisë së re që do të krijohet, në qeverinë e Ramush Haradinajt – atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.
Besim Beqaj, para disa ditësh edhe publikisht kishte deklaruar se është i gatshëm të jetë ministër, por kishte përmendur atë të Financave, për të cilën ministry PDK-ja ja dha besimin kolegut të tij Bedri Hamzës.
Megjithëkëtë, Beqaj pritet që brenda këtij viti të akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe cenim të të drejtave të barabarta të qytetarëve të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin “Dosjes së Shefave”.
PDK-ja propozon për ministër të Inovacionit zyrtarin që hetohe…
PDK e bën ministër Besim Beqajn që pritet të akuzohet nga ProkuroriaPër shumë: https://goo.gl/z7Z3WD
Posted by Insajderi on Saturday, 9 September 2017
Burime nga Prokuroria i kanë thënë Insajderit se Beqaj, ish ministër i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me Adem Grabovcin, Zenun Pajazitin, Ilhami Gashi, kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, pritet të akuzohen lidhur me veprimet e tyre të paligjshme të zbuluara pas publikimit të përgjimeve vitin e kaluar. /Insajderi.com