PDK e ka në program pavarësinë e Kosovës

PDK e ka në program pavarësinë e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës vazhdon ta ketë në programin e saj pavrsinë e Kosovës.PDK, e cila ka ridizajnuar uebfaqen e vet para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Albert Krasniqi i Institutit Demokratik të Kosovës ka thënë se “përpos që s’e kuptoj përse shpallja e pavarësisë mbetet pikë e veçantë në programin e PDK-së, nuk arrij të kuptoj as ndërlidhjen e simbolit të dollarit me pavarësinë e Kosovës”.

Në pikën e veçantë për pavarësinë e Kosovës thuhet:

PAVARËSIA E KOSOVËS – KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR STABILITET NË RAJON

– Për PDK-në, pavarësia e Kosovës mbetet kusht i domosdoshëm për paqen, stabilitetin në Kosovë e rajon. Pavarësia e Kosovës është zgjidhje reale dhe nuk rrezikon askënd.

– PDK i ve vetes për qellim realizimin e aspiratave të shoqërisë civile në Kosovë për pavarësinë e vendit përmes proceseve demokratike.

– PDK periudhën e bashkëqeverisjes me UNMIK-un, OSBE –në e konsideron kalimtare, gjatë së cilës periudhe procesi i pavarësisë është kristalizuar dhe realizuar në pajtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.